“Mos e luaj rolin e avokatit të Kurtit”, përplasje mes analistëve në ”Click”

Në emisionin Click të RTV21, analistët diskutuan mbi pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmani në Bordin e Paqes dhe ndikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për Kosovën.

Shkodran Rexhaj vlerësoi se prezenca e Osmanit në Bordin e Paqes është një konfirmim i një marrëveshjeje strategjike.

“Prezenca e presidentes Osmani është një konfirmim i një marrëveshjeje, kurse kulmi është prezenca e saj në Bordin e Paqes.”, tha Rexhaj.

Ndërkaq, Alma Lama theksoi rolin e parlamentit dhe marrëveshjeve.

“Sepse parlamenti i Kosovës është dashur ta miratojë dhe është dashur të shkojë atje me marrëveshje.”, shtoi Lama.

Debati u tensionua kur Lama shtoi lidhur me qëndrimin e kryeministrit Kurti.

“Mos e luaj rolin e avokatit të Kurtit, por mendoj që ai ka disa dilema lidhur me qasjen aktuale”, tha Lama.

Lidhur me këtë, Rexhaj shtoi ”Nuk po e luaj rolin e avokatit të Kurtiti”.

Theksojmë se, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë direkte në ”Click” të RTV21 nga SHBA-të ka folur për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, zotimet politike të vendit dhe fuqizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ajo ka theksuar rëndësinë e angazhimit ndërkombëtar, raportet me Shtetet e Bashkuara dhe mbështetjen e presidentit amerikan, Donald Trump, duke e cilësuar këtë një hap strategjik për Kosovën dhe për integrimin e vendit drejt NATO-s dhe misioneve paqeruajtëse globale./RTV21/21Media

 

Back to top button