Maqedonci: FSK është e përgaditur me standarde të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për RTV21 ka thënë se FSK është e përgaditur me standarde të NATO-s, derisa foli edhe për angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me themelimin e forcës stabilizuese për Gazën.

“Forca e Sigurisë së Kosovës normalisht që është një forcë profesionale, e përgaditur mund të themi me standarde të NATO-s dhe e gatshme për të zbarkuar në misionet paqeruese. Dihet që njëra ndër tri detyrat kryesore të Forcës së Sigurisë së Kosovës është zbarkimi në mbështetje të paqes kudo në botë krah partnerëve dhe aleatëve tanë”, tha ai./RTV21/21Media

Back to top button