Haradinaj për “Bordin e Paqes”: Është dëshmi që raportet tona me SHBA-të janë stabile

Daut Haradinaj nga AAK për RTV21 për zotimin e Kosovës në Bordin e Paqes tha se voton. Ai shtoi se kjo një njëra prej dëshmive që raporti Kosovë-SHBA është stabil dhe i fortë.

“E përkrahim dhe kemi me përkrah publikisht edhe mendoj që pas një periudhe të gjatë kohore është një prej dëshmive që raportet tona me SHBA-të janë stabile, të forta dhe unë jam shumë idhtarë që mi shikuar trupat tanë në misione paqësore, sidomos në atë pjesë të ndihshme. Unë e votoj, besoj që AAK e voton dhe nuk mendoj që do të ketë ndonjë deputet shqiptar kundër sepse e konsideroj një të arritur të madhe”, tha ai./RTV21/21Media

Back to top button