Lushaku: LDK s’e mbështet buxhetin nëse nuk i vëni në votim 21 amendamentet tona

Shefja e Grupit Parlamentar i LDK-së, Jehona Lushaku, tha se LDK nuk do ta mbështesë buxhetin nëse nuk i vënë në votim 21 amendamentet e propozuara nga kjo parti.
Ajo tha se ato nuk kanë kaluar përmes Komisionit për Buxhet.
“Ju bëjmë thirrje që t’i vëni në votim këto amendamente. Përndryshe buxhetin nuk e votojmë, si të tillë nuk e përkrahim”, tha ajo.