Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë –Gjilan.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.
“Sot rreth orës 09:40, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, tha ajo.