Aksident trafiku në Fushë Kosovë, dy persona të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Sot rreth orës 18:00, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button