Lëndohen dy persona në një aksident në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Robert Dolll” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana për portalin rtv21.tv ka thënë se në akskident janë perfshire dy vetura.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Robert Doll në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha Pllana.