Sekretari Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes

Sekretari i Shtetit të SHBA’ve, Marco Rubio, ka bërë një postim lidhur me takimin që ai ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Rubio, ka falënderuar Osmanin, si dhe, popullin e Kosovës ‘’për përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit’’, pas anëtarësimit në Bordin e Paqes.
Sekretari, në postimin e tij, ka bërë të ditur se ai ka falënderuar Osmanin edhe për kontributin e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.
‘’U takova me Presidenten Vjosa Osmani dhe e falënderova atë, si dhe popullin e Kosovës, për përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit duke qenë anëtar themelues i Bordit të Paqes. Po ashtu e falënderova Presidenten Osmani për kontributin e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza’’, ka shkruar Rubio.