Bordo i Paqes përafron Kosovën drejt NATO-s!

Pjesëmarrja në Bordin e Paqes po cilësohet si përafrim i Kosovës me NATO-n. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ky bord e lehtëson rrugën integruese të shtetit në organizatën më të madhe ushtarake.
Në një intervistë për RTV21 Maqedonci tha se FSK-ja është e përgatitur për misione paqeruajtëse dhe aktualisht janë në proces të shqyrtimit të formës dhe kapacitetit me të cilin do të mund të kontribuojnë në forcën paqeruajtëse për Gazën në kuadër të Bordit të Paqes.
“Çdo pjesëmarrje në çdo institucion apo iniciativë që drejtohet nga ShBA lehtëson mundësinë në aspektin e pranimit të Kosovës në NATO si anëtare e plotë por kemi pasur shumë hapa që kemi ndërmarrë”, tha ai.
Se pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes përshpejton anëtarësimin e Kosovës në NATO e thonë edhe ish-ushtarakë.
Duke përmendur dy aspektet në të cilat Kosova me forcën e saj të sigurisë mund të kontribuojë në Bordin e Paqes ish-komandanti i FSK-së Kadri Kastrati shprehet optimist që në vitin 2027 Kosovë ta merr dritën jeshile që të jetë pjesë e NATO-s.
“Thirrja e ne këtë bord Kosovën e avancon ne asketin ndërkombëtare dhe ushtarak. FSK do të mund të jepte kontribut të madh në këtë iniciativë. Aftësitë qe forca jonë ka janë aftësitë e liderëve rajonal ne deminim dhe me e me oficerë shtabor Absolutisht që e përshpejton procesin e anëtarësimit në nato. Pres që Kosova të ece me procedura të shpejtë për anëtarësim në vitin 027 kur është edhe paralajmëruar samiti në Tiranë t’i jepet drita e gjelbër që Kosova të hyjë në NATO”. tha Kastrati për rtv21
Edhe ish-ushtaraku, Hysen Gecaj thotë se Kosova aktualisht ka një momentum të favorshëm për anëtarësim në NATO.
“Sigurisht qe ky velrim dhe jo vetëm e gjithë situata gjeopolitike e kane krijuar një atmosferë dhe momentum te përshtatshëm për Kosovën që të jetë pjesë e natos me procedura të përshpejtuara. Rreshtimi në krahun e duhur sjellë këto lehtësira”, u shpreh ai për rtv21
Së fundmi edhe presidentja Vjosa Osmani deklaroi se pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes mundëson fuqizimin e FSK drejt NATO-s.
FSK-ja do të jetë pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, që buron nga plani 20-pikësh i presidentit amerikan, Trump, për të arritur paqe në territorin palestinez./RTV21/21Media