Getoar Mjeku emërohet sërish zëvendësministër i Ekonomisë

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Getoar Mjekun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Ekonomisë., njofton Zyra e Kryeministrit.

Emërimi i Mjekut  u bë të premten me 20 shkurt.

“Z. Mjeku e ka mbajtur pozitën e zëvendësministrit të Ekonomisë edhe gjatë mandatit të kaluar.

Kryeministri Kurti e uroi z. Mjeku për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij.”, thuhet në njoftim./21Media

 

Back to top button