Kurti priti ambasadorin britanik, ZKM jep detajet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Takimi është i pari pas formimit të qeverisë së re, dhe ambasadori Hargreaves e uroi Kurtin për mandatin e ri.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, në takim u diskutuan marrëdhëniet bilaterale dhe thellimi i bashkëpunimit në projektet e përbashkëta. Të dy palët shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për angazhim në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Në përfundim të bisedës, u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e partnerit britanik. Në njoftim thuhet se Republika e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar.

 

Back to top button