Prishtina pa kinema publike

QKK: Është dërguar kërkesa në qeveri për shpronësim të Kino ABC

Pas luftës, Kino Rinia nuk arriti ta rikthehejë funksionalitetin që kishte dikur, teksa  objekti u përdor për çështje tjera, ndërsa funksioni i kinemas publike u shua, dhe së fundmi vitin e kaluar kulmi i saj u dëmtua nga zjarri. Ndërkaq, Kino ABC, e cila nga vitet ’90 shfaqte filmat e njohur botëror, pësoi zbehje graduale për shkak të vështirësive financiare, problemeve organizative dhe privatizimit, duke e bërë atë sot jo funksionale.

Këto kinema të lëna pas dore i kujton ish drejtori i Kosovafilmit, Gani Mehmetaj, duke thënë se kinematë e Prishtinës dikur sillnin kryeveprat filmike boterore, ndërsa sot thuajse janë shuar.

Prishtina i ka pas katër kinema funksionale që kanë punuar 24 orë dhe kanë pasur 4–5 filma në ditë. Të gjitha kryeveprat e kinematografisë botërore kanë pasur shikueshmëri të lartë sepse kryeqyteti ka pasur studentë e të rinj që kanë pasur interesim. Pas luftës, sikur filloi një rrënim i tyre pa të drejtë, filloi një lloj babëzie e privatizimit të tyre me shpresën që do të fitonin milionat përmes tyre. Edhe Prishtina ishte në sulmin e privatizimit; privatizimi i ka rrënuar kinematë….. dhe ka bërë dëme të mëdha, sepse s’ka as profesionist që t’i përmbajnë, as nuk kanë kompetenca e as njerëz – vetëm u uzurpuan dhe u ndaluan shfaqjet e filmave., tha Mehmetaj për rtv21

Mehmetaj thotë se dikur interesimi i qytetareve për filmin në keto kinema ishte shumë i larte, ai shpreh nevojen e rikthimit të kinemave publike si kino abc në qender te qytetit pasi eshte me e qasshme për publikun.

E mbaj mend kur kam qenë drejtor i Kosova Film; kemi shfaqur filma të KosovaFilm dhe ka pasur një muaj rresht pa ndërprerje dhe ka pasur interesim e shikueshmëri të lartë. Përligjherë u shuan, nuk e kuptojmë pse. Tash kemi kinema si Cineplex dhe ajo në Prishtina Mall, që janë kinema moderne me sistemin botëror të qarkullimit të filmave, por ato janë jashtë qytetit. Unë me dëshirë sikur të funksiononin gati çdo ditë do t’i vizitoja sepse është, sic thonë, te dera e shtëpisë, edhe pse ato kinema kanë kushte shumë më të mira. Është edhe vazhdimësi historike dhe kulturore, ka shumë rëndësi sepse edhe dendësia e popullatës është më e madhe këtu në qytet sesa jashtë. Ka rëndësi sepse ne nuk duhet të fillojmë nga e para; sikur e kemi këtë psikologji që çdo gjë të fillojë me neve, të rrenojmë të vjetrat dhe nuk kemi aftësi t’i krijojmë të rejat.”, tha Mehmetaj.

Edhe producenti, Valon Jakupaj, me nostalgji i kujton aktivitetet në kino rini dhe kinemane ish-vllaznimi.

” Mua po më pengon mungesa e kinemasë në sensin artistik, sepse tek gjenerata e re nuk po e vërejnë kënaqësinë e artit, as siç ne e kemi trajtuar filmin. Gjeneratat e reja po e shohin në sensin komercial, se sa diçka për ta shijuar si vend ku na jemi takuar mes veti. Ka qenë edhe kinemaja, Vllaznimi, edhe Kino 1 dhe 2. Nostalgjia e filmit ka qenë një lloj kulture ku kemi parë filma si Bruce Lee, Rokin e tjerë. Kur e përmend Kino Rininë, ke pritur me orë të tera për të marrë biletën. Njëjtë ka qenë edhe te Kino Vllaznimi, por ka pasur alternativa të ndryshme të filmave., deklaroi Jakupaj

Sipas Qendrës Kinematografike e Kosovës një prej synimeve për vitin 2026, është shpronsimi i kinemave publike. Drejtori i programit në QKK, Lum Çitaku tha se kërkesa për shpronsim tashmë është dërguar në qeveri.

Nga lista e kinemave publike që janë të mbyllua përjashtim bën Kino Armata e cila u rihap për publikun në prill të 2018-tës si kinema art‑house dhe hapësirë kulturore, por që përballet me probleme administrative dhe ligjore rreth menaxhimit të saj./RTV21/21Media

Back to top button