Sorensen shkruan për takimet me Kurtin dhe Konjufcën, tregon për temat që folën

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar lidhur me takimet e djeshme që zhvilloi me Kryeministrin Albin Kurti dhe Kryediplomatin Glauk Konjufca.
Ai i ka cilësuar këto diskutime si “të mira”, teksa ka thënë se u fokusuan në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimin e angazhimeve.
“Vizitova Kosovën për diskutime të mira me Kryeministrin Albin Kurti dhe me Ministrin e sapoemëruar të Punëve të Jashtme Glauk Konjufca. U fokusuam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e angazhimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane”, ka shkruar Sorensen në llogarinë e tij në platformën “X”.