Kurti i mbledh në takim ambasadorët, i njofton për fushatën e MPB’së rreth Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete

Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës, lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete.

Kurti i ka informuar ata mbi fushatën e MPB’së rreth këtyre ligjeve.

Në njoftimin e ZKM’së thuhet se Kurti i njoftoi ata me punën e Ministrisë së Brendshme “në informimin sa më të drejtë të të gjithë qytetarëve, fushatës, dhe aktiviteteve tjera të ndërmarra në këtë drejtim në mënyrë që zbatimi i plotë, i cili fillon me datën 15 mars 2026, të ketë paraprakisht informimin e drejtë, të saktë dhe të duhur për çdo të huaj ashtu që ata të jenë të njohur me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre”.

Ky është takimi i dytë i këtij formati prej se ka filluar zbatimi gradual i Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete me datë 15 janar 2026.

Back to top button