Konjufca në Vjenë, kërkon mbështetjen e Austrisë për marrjen e statusit të vendit kandidat

Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, po qëndron në Vjenë, ku sot është takuar me Ministren Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.

Në njoftimin e lëshuar nga MPJ thuhet se Konjufca ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Austrisë për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhënien e statusit të vendit kandidat, dhe hapjen sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë si dhe bashkëpunimin në funksion të stabilitetit rajonal.

Austria mbetet një nga partnerët më të afërt dhe më të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës në rrugën e saj evropiane”, thuhet në njoftim.
Back to top button