Peci: Nëse Kurti nuk propozon Vjosën për presidente, ajo mund të kthehet në armike politike të tij

(Lajm i përditësuar)

Peci: Nëse Kurti nuk propozon Vjosën për presidente, ajo mund të kthehet në armike politike të tij

Lulzim Peci ka komentuar për situatën politike në Kosovë dhe mundësitë që lidhen me zgjedhjen e presidentit. Ai thekson se çdo vendim i Kryeministrit Kurti për kandidaturën e Vjosë Osmanit mund të ketë pasoja të rëndësishme për marrëdhëniet politike.

“Kurti më pas kishte dashur të nda përgjegjësinë, kish bërë qeveri të koalicionit. Ai është vetë në rregull dhe e ka njohur partitë tjera për procesin e dialogut, por përgjegjësinë e ka vet. Nëse Kurti nuk e propozon Vjosa Osmanin, unë besoj që Vjosa Osmani do të bëhet armik i madh politik i Kurtit. Ajo nuk e di nëse do t’i afrohet LDK-së apo do të formojë subjektin e saj politik, por nuk besoj që do të lërë postin e pasur pa një hakmarrje ndaj Kurtit,” tha Peci.


Peci: Posti i presidentit nuk është hajgare, çdo kandidat duhet të reflektojë para pasqyrës

Lulzim Peci në ”Click” të RTV21 ka komentuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës, duke theksuar se kandidati duhet të ketë kualifikimet profesionale për të mbajtur këtë post dhe të jetë një faktor unifikues politik dhe shoqëror.

“Mendoj që personi që do të propozohet për kryetar të vendit duhet t’i ketë kualifikimet profesionale për të qenë kryetar i Kuvendit. Mbi të gjitha, posti i presidentit nuk është një hajgare në Kosovë. Çdo person që mund të kandidohet për këtë post, para se të ulet në atë karrige, duhet të shikojë në pasqyrë nëse i plotëson këto kushte,” tha Peci.

Ai shtoi se zgjedhja e një presidenti të aftë dhe të unifikuar është kyçe për stabilitetin politik dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në vend.


Peci: KFOR po diskuton reduktimin e trupave amerikane në Kosovë

Lulzim Peci  në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se KFOR po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave amerikane të dislokuara në Kosovë.

“Niher penihere jo, por, me sa kam kuptuar unë, është që KFOR është duke diskutuar për reduktimin e trupave amerikane në Kosovë,” tha Peci.

Lidhur me këtë  Komandanti I forcës paqeruajtëse KFOR, gjeneral majori Özkan Ulutaş në një intervistë në ”Click” të RTV21 tha se nuk ka vendim për largimin e trupave amerikane, teksa shtoi se KFOR vazhdon të mbetet efektiv dhe i pozicionuar./RTV21/21Media

Back to top button