Nagip Krasniqi sot sërish para gjykatës

Nagip Krasniqi, ish-kryeshef i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do paraqitet sërish sot në seancën gjyqësore.

Seanca gjyqësore sot nis prej orës 09:30 në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Krasniqi në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të përballet me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës, që sipas saj, Krasniqi i ka shkaktuar KEK-ut dëm prej 3 milionë eurosh për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licensuar në Kosovë.

Krasniqi ishte deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 8 tetor 2024. I pafajshëm ai u deklarua edhe në seancën e 3 korrikut 2025.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale e ngritur më 19 gusht tw vitit 2024, akuzon ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Back to top button