Komisioni për Integrime Evropiane miraton dy marrëveshje financiare me BE-në

Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentit nr 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, raporton KosovaPress.
Po ashtu komisioni miratoi marrëveshjen tjetër me BE-në për IPA 2018.
Pas miratimit të dy projektligjeve komisioni mbylli punimet.