Maqedonci: Partneriteti me NATO’n dhe KFOR-in është thelbësor për sigurinë dhe rrugën euroatlantike të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Grupin Luftarak Shumëkombësh Lindje, e cila u mbajt në kampin amerikan Camp Bondsteel.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti.

Maqedonci ka shprehur falënderim për Kolonel Jonathan Lloyd për kontributin dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij në krye të këtij misioni, duke i uruar njëkohësisht suksese Kolonel Samuel Sargeant në marrjen e detyrës së re.

Ministri theksoi se partneriteti me NATO-n dhe KFOR-in mbetet thelbësor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe për rrugën e saj euroatlantike.

Back to top button