FMN në Kosovë: Kemi pas rritje ekonomike, por…

Eksperti i ekonomisë Remzi Smajli, në StartUp të RTV21, ka folur për zhvillimet e fundit ekonomike dhe mbikëqyrjen financiare ndërkombëtare ndaj Kosovës.

Smajli theksoi se, meqenëse Kosova tashmë është anëtare e Fondi Monetar Ndërkombëtar, vendi është nën mbikëqyrjen e këtij institucioni, bazuar në marrëveshjet e arritura.

“Kosova, duke qenë tashmë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar, është nën mbikëqyrje nga vetë FMN-ja, duke u bazuar në marrëveshjen që është arritur,” deklaroi Smajli.

Ai bëri të ditur se FMN ka dalë me rezultate preliminare, ndërsa raporti përfundimtar pritet të publikohet në muajin mars.

Sipas tij, ndonëse vendi ka shënuar rritje ekonomike, ekziston rreziku për një ngadalësim apo ulje ekonomike gjatë këtij viti.

“Kemi pasur rritje ekonomike, por ekziston rreziku për një ulje ekonomike gjatë vitit,” u shpreh ai.

Smajli nënvizoi se zhvillimet globale, inflacioni dhe sfidat e brendshme strukturore mund të ndikojnë në performancën ekonomike./RTV21/21Media

 

Back to top button