Mot me temperatura pranverore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë.