MPJD me apel për kosovarët që ndodhen në Izrael: Tregoni vigjilencë, ndjekni njoftimet zyrtare

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me njoftim për kosovarët të cilët gjinden në Izrael.

Përmes një njoftimi në Facebook, MPJD i ka kërkuar qytetarëve vigjiliencë të shtuar dhe të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare.

“Në vazhdën e situatës së jashtëzakonshme, u bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael të tregojnë vigjilencë të shtuar, të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Ambasadën e Kosovës në Izrael, po monitorojnë nga afër zhvillimet aktuale. Ju informojmë se Ambasada e Kosovës në Izrael është plotësisht në dispozicion të qytetarëve tanë dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse vendase. Për çdo rast urgjent, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në numrin: +972 586 340450. Ju lutemi që numri i emergjencës të përdoret vetëm nga qytetarët që aktualisht ndodhen në Izrael. Ky kontakt nuk është i dedikuar për kërkesa nga mediat. MPJD dhe Ambasada do të vazhdojnë të informojën rregullisht për çdo zhvillim të ri”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button