Arratiset i burgosuri që po trajtohej në Onkologji

Është arratisur një i burgosur që po trajtohej në Repartin e Onkologjisë në QKUK.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se lidhur me rastin, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti “mundësim i arratisjes së personit të privuar nga liria” ndaj tre të dyshuarve, zyrtarë korrektues.
Kurse pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Shërbimi Korrektuar ka informuar Policinë lidhur me rastin.
“Nga Shërbimi Korrektues është pranuar informata se është arratisur nga Reparti i Onkologjisë i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte hospitalizuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.