”Përplasje” mes analistëve në “Click” për çështjen e presidentit, “Manipulimi më i ulët me emrin e familjes Jashari”

Çështja e zgjedhjes së presidentit ka nxitur debat mes analistëve politikë në “Click” të RTV21, ku Basri Muja dhe Blerim Canaj shprehën qëndrime të kundërta lidhur me një propozim të bërë nga partia në pushtet.
BMuja deklaroi se partia në pushtet kishte ardhur me një propozim që lidhej me një anëtar të familjes Jashari.
“Partia në pushtet erdhi me një propozim, me anëtarin e familjes Jashari”, tha Muja.
Ndërkohë, Blerim Canaj reagoi ashpër ndaj kësaj çështjeje, duke e cilësuar propozimin si manipulim.
“Ky propozim ka qenë manipulimi më i poshtër dhe më i ulët me emrin e familjes Jashari. Doli njeri dhe e qartësoi se ka qenë manipulim i ulët”, tha Canaj.