Haxhiu: Vetëm një kandidat për president, pa dy emra nuk thirret seanca

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur në një konferencë për media se deri më tani është pranuar vetëm një kandidaturë për postin e Presidentit të Kosovës.

Sipas saj, kandidatura e vetme e dorëzuar është ajo e Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Haxhiu theksoi se, në përputhje me procedurat dhe rregulloren përkatëse, për të thirrur seancën për zgjedhjen e presidentit nevojiten së paku dy kandidatë të propozuar.

“Deri sa i kemi dy kandidatë, nuk mund ta thërrasim seancën për zgjedhjen e presidentit”, deklaroi ajo.

Back to top button