​Kurti i përgjigjet deklaratës së Osmanit “këtu e sollën vendin njerëz me qëllime të rrezikshme”

(Lajm i përditësuar)

​Kurti i përgjigjet deklaratës së Osmanit “këtu e sollën vendin njerëz me qëllime të rrezikshme”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar deklaratën e presidentes, Vjosa Osmani, e cila mëngjesin e sotëm tha se “këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”.

“Zonja Osmani nuk ka përmendur emra, nuk e di pse ju shkon mendja tek unë…Të pa përgjegjshëm mbrëmë kanë qenë ata që munguan”, tha ai.

Kryeministri, Albin Kurti, foli edhe për kandidimin e Glauk Konjufcës për president. Tha se ka dashur që t’u japë shans të tjerëve për propozime për president, por që nuk kanë ofruar emra.


Kurti e pranon që s’mund t’i fitojë 80 ulëse për ta zgjedhur Presidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konferencën për media, të thirrur pas zhvillimeve të fundit në vend.

Kurti tha se nuk mund të flitet për zgjedhje të reja, për të cilat si me çudi u shpreh se po ka zell.

“Unë më herët kam parë gatishmëri për zgjedhje, por jo zell, tash po shoh edhe zell, për zgjedhje të reja, që do të na marrin kohë më shumë, do të jenë zgjedhje, por nuk e shoh si do të jenë zgjidhje. Nuk mund të presim të fillojmë zgjedhjet e reja, në fushata të përsëritura, që tash duhet të themi që unë i marr 80 deputetë së paku”, tha Kurti.


Kurti paralajmëron lëndë të re në Gjykatë Kushtetuese kundër dekretit të Osmanit

Në një konferencë për media Kryeministri Albin Kurti tha se dekreti i nxjerrë nga presidentja Vjosa Osmani për shpërndarje nuk është kushtetues.

“Dekreti s’është kushtetues sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit vetëm në rastet e paracaktuara nga Kushtetuta. Kjo përbën edhe një tjetër lëndë për Gjykatën Kushtetuese, le të presim me qetësi dhe durim ndërkohë që qeverisim mbarë e mirë si gjithnjë. Ajo që duhet ta pranoj është se na u pamundësua një seancë e Kuvendit në orën 14:00 ka qenë e planifikuar që sot të mbahej edhe një seancë që të miratoheshin disa marrëveshje ndërkombëtare në të mirë të vendit”.


Kurti: S’mund të shkojmë në zgjedhje të reja pa folur Kushtetuesja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në situatën që ndodhet vendi, s’mund të flitet për zgjedhje të reja, meqë duhet të flasë Gjykata Kushtetuese për lëndët që janë deponuar.

“Tash ndodhemi në një situatë ku s’mund të flasim për zgjedhje të reja pa folur Gjykata Kushtetuese meqë kemi mospajtime dhe kërkesë para këtyre. Ata kanë një materie. Deputetët s’i mbushën as katër javë të detyrës së tyre dhe sot në mëngjes u njoftuar nga mediat se u shpërnda Kuvendi” tha Kurti.

Back to top button