Kurti s’pranon të flasë për deklaratën e Rashiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka komentuar deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhënë një ditë më parë.

Rashiq ka deklaruar se kur kryeministri Albin Kurti vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24 hektarë, e kishte bërë për “hatër” të tij. Ndërsa sot i njëjti ka deklaruar se është ngatërruar kur ka folur për këtë çështje për radio gorazhdecin,

Se Rashiq ishte ngatërruar, ka thënë edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka.

“Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023”, ka shkruar MAnxhuka në Facebook.

E, kryeministri Kurti, duke mos dashur të komentojë lidhur me këtë çështje, ka thënë se sqarimet tashmë i kanë dhënë ministri dhe zëdhënësi i Qeverisë.

“Ka dhënë sqarime zëdhënësi i Zyrës së Kryeministrit, e po ashtu e ka sqaruar edhe vetë ministri./kp

Back to top button