Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë

Është liruar qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare në Jarinjë.
“Kompania për mirëmbajtje të rrugëve nga Serbia, e ka përfunduar punën, mirëpo është krijuar kolona prej 1500 m, ku pritja është dy orë”, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Bllokimi i automjeteve zgjati afërisht dy orë.