Studimi: Kolagjeni e mban lekurën elastike por nuk zhduk rrudhat

Një studim shkencor ka konkluduar në faktin se marrja e përditshme e suplementeve të kolagjenit mund të rigjallërojë lëkurën duke rritur elasticitetin dhe hidratimin ose lagështinë, por nuk do të ndalojë rrudhat.

Ekspertët shqyrtuan 113 prova që përfshijnë gati 8 mijë njerëz dhe arritën në përfundimin se format e ndryshme të kolagjenit ofrojnë disa përfitime për lëkurën nëse merren me kalimin e kohës, por nuk janë zgjidhje e shpejtë.

Nga ana tjetër, ka rezultuar se mund të lehtësojnë gjithashtu konsumimin, dhimbjen dhe ngurtësimin e kyçeve nga artriti, pasi ai mbështet dhe forcon lëkurën, thonjtë, kockat dhe indet lidhëse, duke përfshirë tendinat dhe kërcin.

Në fakt, kolagjeni është një lloj proteine ​​që prodhohet natyrshëm në trup, por që zvogëlohet me moshën. Me kalimin e viteve trupi prodhon më pak kolagjen kolagjeni ekzistues zbërthehet me një ritëm pak më të shpejtë.

Disa faktorë përkeqësuaes të uljes së kolagjenit janë pirja e duhanit, dëmtimi nga dielli dhe nga menopauza, pasi sipas studiuesve gajtë menopauzës, lëkura e grave humbet edhe më shumë kolagjen rreth një të tretën e kolagjenit.

“Kolagjeni nuk është një kurë për të gjitha sëmundjet, por ka përfitime të besueshme kur përdoret vazhdimisht me kalimin e kohës, veçanërisht për lëkurën dhe osteoartritin. Gjetjet tona tregojnë përfitime të qarta në fushat kryesore të plakjes së shëndetshme, ndërkohë që hedhin poshtë edhe disa nga mitet që rrethojnë përdorimin e tij”, tha Prof. Lee Smith, një nga studiuesit kryesorë.

Smith thonë se marrja e kolagjenit përmirëson tonin dhe lagështinë e lëkurës e cila shoqërohet me një pamje më rinore.

Back to top button