​Sekuestrohen rreth 20 kub dru të përpunuar pa dokumentacion në Podujevë

Rreth 20 metra kub dru të përpunuar (dërrasa) janë sekuestruar të hënën në Podujevë, pasi janë transportuar pa dokumentacion të rregullt.

“Sot, më 09.03.2026 rreth orës 11:40, në fshatin Lupç – Komuna e Podujevës, kanë ndaluar një kamion të tipit MAN me targa RKS (01), i drejtuar nga i dyshuari K.B. (1991). Gjatë kontrollit është konstatuar se kamioni ishte i ngarkuar me rreth 20 metra kub dru të përpunuar (dërrasa), pa dokumentacion valid për transport dhe pa dokumentacion për ushtrim të veprimtarisë biznesore për përpunimin e asortimenteve drunore” , thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit thuhet se masa drusore është inspektuar dhe sekuestruar nga Inspektorët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, ndërsa është dërguar në depon e APK-së për procedura të mëtejme.

Me autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti për veprat penale “Tregti e ndaluar” dhe “Transport i kundërligjshëm i druve”, i cili do të trajtohet nga njësitë përkatëse sipas kompetencës.

Back to top button