Canaj paralajmëron: Nëse Kurti nuk është më në pushtet, kam frikë se çfarë mund të ndodhë

(Lajm i përditësuar)
Canaj paralajmëron: Nëse Kurti nuk është më në pushtet, kam frikë se çfarë mund të ndodhë
Analisti politik Blerim Canaj ka komentuar qeverisjen pesëvjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, duke shprehur shqetësime për ndikimin e tyre mbi vendin.
“Me ardhë puna me ra prej pushtetit Albin Kurti, kam frikë se çfarë do të ndodh. Albin Kurti me dhunë ka ardhur në pushtet, për pushtet VV-së nuk i intereson Kosova. Këtyre u intereson vetëm pushteti. Nëse u interesonte Kosova, kishim pas ndonjë përparim këto 5 vite,” tha Canaj.
“Interesa personale”, Canaj: Osmani e qet jashtë zyres Kurtin
Analisti Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar raportin ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
Sipas Canajt, kur interesat personale vihen mbi ato institucionale, tensionet dhe përplasjet mes zyrtarëve janë të pashmangshme. Ai shtoi se në këtë rast, Osmani ka larguar Kurtin nga zyra, duke theksuar se kjo tregon përplasjet personale brenda institucioneve.
“Kur janë interesat personale dhe kur mllefosen, njoni e qet tjetrin prej zyres. Osmani e ka qit Kurtin, po pra,” tha Canaj./RTV21/21Media