Kurti takohet me Komandantin e KFOR’it, flasin për sfidat e sigurisë

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Komandantin e KFOR’it, Ozkan Ulutaş.
Sipas njoftimit të lëshuar nga ZKM, në takim është diskutuar për situatën e sigurisë, “në një kohë të zhvillimeve dhe ndryshimeve të mëdha në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë”, shkruan Reporteri.net.
Kurti thuhet se vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm.
“Komandanti Ulutaş e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e ri qeverisës dhe diskutuan për bashkëpunim të ngushtë mes misionit të NATOS në Kosovë – KFOR dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Në takim u diskutua për situatën e sigurisë, në një kohë të zhvillimeve dhe ndryshimeve të mëdha në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë, me ç’rast Kryeministri vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm. Kryeministri Kurti e falënderoi komandantin Ulutaş për kontributin dhe rolin e tij të rëndësishëm në udhëheqjen e KFOR-it dhe për bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.