Sorensen: Kurti është zotuar ta amendamentojë ligjin për të huajt, prioritet lejet për punëtorët dhe studentët për një afat 12-mujor

(Lajm i përditësuar)


Gjermania dhe Franca mirëpresin zbatimin e Ligjit për të Huajt

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës e kanë vlerësuar të rëndësishëm zbatimin e Ligjit për të Huajt.Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes për mënyrën e zbatimit të këtyre ligjeve dhe sigurimin e dokumenteve për qytetarët.

“Mirë që u arrit pajtimi për mënyrën e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete në Kosovë. Sigurimi i lejeve të qëndrimit dhe punës për punëtorët dhe studentët, shmangia e ndërprerjes së shërbimeve shëndetësore dhe arsimore, si dhe gjetja e zgjidhjeve praktike për lëshimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët e Kosovës janë çështje të rëndësishme. Ndërtimi mbi këtë progres do të jetë kyç”, shkroi ai përmes një postimi në rrjete sociale.

Kurse, Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, lidhur me këtë ka thënë se vullneti i mirë i të gjitha palëve ka bërë të mundur gjetjen e një zgjidhjeje të tillë.

“Është thelbësore që veprimet e ndërmarra të mos kenë një ndikim negativ në kushtet e jetesës së komunitetit serb të Kosovës.E përgëzoj rolin proaktiv dhe shumë pozitiv të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Guerot përmes një postimi në platformën “X”./21Media


Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka quajtur hap të rëndësishëm marrëveshjen për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt në Kosovë, duke theksuar se ky përparim shënon moment të ri në dialogun Kosovë-Serbi.

Kallas ka thënë se është e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë së shpejti.

“Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike. Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur. Duke ecur përpara, zbatimi i marrëveshjeve të kaluara mbetet jetik. Ky progres krijon një momentum të ri për Dialogun Beograd-Prishtinë, dhe unë jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, ka shkruar ajo në X.


Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt dhe automjete

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka mirëpritur angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasadori Rudolph theksoi rëndësinë e marrëveshjes për mënyrën e zbatimit të këtyre ligjeve dhe sigurimin e dokumenteve për qytetarët.

“Mirë që u arrit pajtimi për mënyrën e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete në Kosovë. Sigurimi i lejeve të qëndrimit dhe punës për punëtorët dhe studentët, shmangia e ndërprerjes së shërbimeve shëndetësore dhe arsimore, si dhe gjetja e zgjidhjeve praktike për lëshimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët e Kosovës janë çështje të rëndësishme. Ndërtimi mbi këtë progres do të jetë kyç”, shkroi ai.


Zbatimi i Ligjit për të Huajt, Guerot: Thelbësore që veprimet që bëhen të mos ndikojnë negativisht serbët

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka mirëpritur dakordimin e fundit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe BE-së për gjetjen e një zgjidhjeje sa i përket implementimit të Ligjit për të Huajt.

Përmes një postimi në platformën “X”, Guerot ka thënë se vullneti i mirë i të gjitha palëve ka bërë të mundur gjetjen e një zgjidhjeje të tillë.

“Është thelbësore që veprimet e ndërmarra të mos kenë një ndikim negativ në kushtet e jetesës së komunitetit serb të Kosovës. E përgëzoj rolin proaktiv dhe shumë pozitiv të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Guerot.

Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet në Kosovë

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka mirëpritur angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet.

Pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, Sorensen tha para mediave se gjatë bisedimit kanë diskutuar për hapat që po ndërmerren nga institucionet e Kosovës për zbatimin e këtyre ligjeve dhe për informimin e qytetarëve që preken nga to.

“Patëm një takim të mirë këtë mëngjes ku mirëpritëm angazhimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit dhe vendimin e saj të dhjetorit për të zbatuar gradualisht Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Automjetet, gjë që mundëson një fushatë gjithëpërfshirëse dhe të qasshme informuese për ata që preken”, tha Sorensen.

Sorensen bëri të ditur gjithashtu se gjatë procesit është kërkuar që të ketë konsultime të strukturuara me përfaqësuesit e komuniteteve në Kosovë, në mënyrë që të sigurohet mbështetja e tyre.

“Ne këmbëngulëm në konsultime të strukturuara gjatë gjithë procesit me përfaqësuesit e komunitetit të Kosovës për të siguruar mbështetjen e tyre. Ky proces duhet të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me mua si përfaqësues i BE-së për dialogun dhe me procesin që unë ndjek në kuadër të tij. Në këtë kontekst, e konsideruam si prioritet kyç që Qeveria e Kosovës të sigurojë leje qëndrimi për punëtorët dhe studentët e përfshirë për një periudhë fillestare prej 12 muajsh, me qëllim parandalimin e çdo ndërprerjeje të shërbimeve shëndetësore dhe arsimore”, tha emisari evropian.


Takimi Sorensen-Kurti, flet shefi i zyrës së BE’së: Ligji për të huajt do të zbatohet me disa masa shtesë

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, pas takimit të emisarit të BE-së Peter Sorensen me kryeministrin Albin Kurti, tha se u arrit pajtimi që zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe ai për Automjete të nisë zbatimin me disa masa shtesë “përmbajtjesore”.

“Jemi përqendruar për zbatimin e ligjit për të huajt, që do të fillojë nga nesër. Kemi pasë bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit dhe sot është arritur pajtimi zbatimit të Ligjit mbi të Huajt me disa masa përmbajtjesore shtesë, sidomos kur bëhet fjalë për regjistrimin e banorëve serbë të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme”.


Kurti: Asnjë qytetar s’ka pse të druhet nga Ligji për të huajt

Pas takimit që pati sot në mëngjes me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, kryeministri Albin Kurti tha se procesi i zbatimit të ligjeve për të huajt dhe për automjete do të bëhet në koordinim të ngushtë me Sorensenin dhe serbët lokalë.

“Qëllimi final i inkorporimit nuk është zvogëlim i cilësdo të drejtë, por fuqizim i tyre. Rrjedhimisht asnjë qytetar i Kosovës nuk e ka arsyen më të vogël që t’i druhet këtij inkorporimi, por t’i gëzohet benefiteve nga i gjithë ky proces.

I gjithë ky proces do të bëhet në koordinim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, por edhe në koordinim të vazhdueshëm me serbët lokalë.

Për ne është me rëndësi që gjatë legalizimit, qytetarët serbë të besojnë në  përfitimiet nga procesi dhe detyrimet që burojnë nga marrëveshjet e Brukselit dhe korniza ligjore e Kosovës.

Duke u siguruar që nuk vjen deri te pengesat në ofrimin e shërbimeve bazike në arsim e shëndetësi, Qeveria do të fillojë me inkorporimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor brenda kornizës ligjore të vendit tonë.

Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me listat e stafit akademik dhe shëndetësor që janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve, lista këto që do të shërbejnë si bazë për dhënien e lejeve të qëndrimit të përkohshme për qytetarët e huaj që aplikojnë në MBB”.


Sorensen sot me mëngjes shkon te Kurti për takim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta presë sot në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, takimi do të mbahet nga ora 08:30.

Pas takimit do të ketë deklarim për media.

Back to top button