Reduktimi i trupave amerikane cenon sigurinë në Kosovë

Reduktimi i mundshëm i trupave amerikane në Kosovë, ka ngritur shqetësimet për cenim të sigurisë në vend dhe rajon.

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi thotë çfarë do lëvizje e trupave amerikane nga Kosova në kohën kur Serbia po militarizohet do të përbente kërcënim serioz për stabilitetin rajonal.

“Kërkesa e senatorëve amerikan reflekton përgjigjen e duhur ndaj situatës së brosht të Ballkanit duke pas parasysh rolin destruktiv dhe funksionimin e Serbisë. çfarëdo lëvizje apo masazh qe do lexohet si zhvendosje vëmendjes se NATO-s nga Kosova dhe Ballkani nënkupton hapësirë të re manovrimi për Serbinë dhe hapësirë të re depërtimi për Rusinë do ishte kërcënimi me serioz për stabilitetin e rajonit marrë parasysh ambiciet e Serbisë. ShBA dhe NATO si aleancë ushtarake mund te bëjnë plane operative te rishikimit por kjo s’do duhej te përfshinte Kosovën për shkak te konteksti aktual me Serbinë dhe apetitet e saj ndaj KS”, tha Fetoshi për rtv21

SHBA-të kanë rreth 600 trupa të dislokuara  në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës, KFOR.

Sipas ish-ushtarakut, Hysen Gecaj mosprania e trupave amerikane në Kosovë ka ndikim negativ. Ai thotë se tërheqja eventuale e këtyre trupave nënkupton dobësim të kapaciteteve mbrojtëse të NATO-s në vend.

“Jo vetëm se reduktohet por me tepër është psikologjike sepse prania e ushtrave ete një shteti te fuqishëm siç ashtë Amerika atëherë vetvetiu nënkupton se këtu është një forcë e madhe prezentë. Por emri ka rendësi, ka rëndësi prej nga janë ata çka përfaqësojnë dhe tërheqja eventuale do kishte  pasoja në kuptim te zbehjes se kapaciteteve mbrojtjes të Kosovës sepse kjo nuk nënkupton se rrezikohet siguria me të madhe në KS sepse janë ushtritë e tjera në kuadër te KFOR por ShBA janë force relevante e dhe prania ose mospranim e tyre ka një ndikim.  Përndryshe nuk luan shumë rol ne aspektin e rrezikimit të territorit të Kosovës”, deklaroi Gecaj për rtv21

Një numër i anëtarëve të Konresit amerikan iu drejtuan me letër sekretarit të shtetit, Marco Rubio me kërkesën që të mos tërheqë trupat aamerikane nga Kosova sepse do të paraqiste paqëndrueshmëri për rajonin e Ballkanit. Por shqetësimeve kufizim të trupave amerikane në Kosovë iu përgjigj NATO duke bërë të ditur aktualisht nuk është duke shqyrtuar ndonjë ndryshim./RTV21/21Media

Back to top button