Katër policë të lënduar në Podujevë, të dyshuarit me traktor me dru ilegale god*tën automjetin zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të cilët derisa kanë qenë me traktor të ngarkuar me dru ilegale dhe tjetri me automjet e kanë goditur automjetin zyrtar të policisë.

Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtarë policor të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, e tjetri është liruar.

“VRASJE NË TENTATIVË & PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS ZYRTARE/Pollatë, Podujevë / 14.03.2026 – 16:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që  të njëjtit derisa kanë qenë njëri me traktor ngarkuar dru  ilegale dhe tjetri  me automjet e kishin goditur automjetin zyrtar të policisë ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar  katër zyrtarë policor të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Back to top button