Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor pas një përleshjeje që ka ndodhur mes katër personave në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:30 në rrugën “Anton Çeta”.

Si pasojë e përleshjes, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, që dyshohet se janë shkaktuar me thikë. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Back to top button