Ndahet nga jeta, këngëtarja e njohur pejane Xhejlane Gutiqi

Të enjten është mdarë nga jeta në moshën 72-vjeçare, këngëtarja e mirënjohur, Xhejlane Gutiqi.
Gutiqi ishte pjesë e brezit të artë të këngëtarëve të Radiotelevizionit të Prishtinës dhe e njohur për interpretimet e saj live, si dhe për zërin që e çoi në shumë vende ku jetonin shqiptarët.
Në kulmin e karrierës së saj, ajo u shqua me këngën “Po t’përbej pash’ Perëndinë”, e regjistruar me orkestrën profesionale të atëhershme të Radio Prishtinës.
Vitet e para të pasluftës, Gutiqi u riangazhua në SHKA “Përparimi” në Pejë, ku kishte kontribuar edhe më herët gjatë viteve ’50. Dekadën e fundit të jetës, ajo e kaloi pranë familjes së saj në lagjen “Kapeshnica”, të cilën e kishte përmendur shpesh si burim frymëzimi në jetën dhe karrierën e saj.