Prenkaj: Opozita nuk ka besim te Kurti për të gjetur zgjidhje

Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, tha se partitë opozitare nuk kanë besim te kryeministri Kurti për të gjetur zgjidhje për çështjen e presidentit.

Ambasadori Prenkaj kërkon nga partitë politike që të arrijnë një marrëveshje politike mbi bazën e kompromisit.

“Opozita nuk ka besim te LVV-ja, jam i bindur për këtë. Partitë opozitare nuk besojnë se LVV-ja mund të ulet dhe të bëjë një zgjidhje në mirëbesim me to. Mirëpo, mund të bëhet një kompromis, mund të arrihet një marrëveshje interesash. Këtu tash bëhet fjalë për marrëveshje interesash politike e jo më për besim apo mirëbesim me LVV-në. Mundësitë janë të hapura që partitë politike opozitare të ulen në tavolinë. Mirëpo, pritet që të vijë ftesa nga zoti Kurti, në mënyrë që të gjendet një mundësi për një kandidat konsensual për president.”, tha Prenkaj  për RTV21./21Media

Back to top button