Vushtrri, fëmija humb jetën pasi go*itet aksidentalisht nga vetura e babait

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri, ku një fëmijë ka vdekur si pasojë e plagëve të marra pasi u godit nga automjeti.
Sipas policisë, dyshohet se babai me automejtin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij, i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.