Durmishi: Shkëlzen Gashin e përzura nga zyrat e VV, deformimet për UÇK-në janë të papranueshme

Ish zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se në vitin 2005 e kishte përzënë nga zyrat e LVV-së Shkelzen Gashin pikërisht për shkak të tendencës së tij për ta deformuar historinë dhe luftën e drejtë të UÇK’së.

Ai ka thënë se është e papranueshme që i është dhënë leje dhe është financuar një ekspozitë e tillë.

“Për shkak të kësaj narrative të Shkëlzen Gashit, në vitin 2005, pas një përplasjeje të ashpër, personalisht e kam përzënë nga zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE”, ka shkruar ndër thera Durmishi.

Back to top button