Rama: Kërkojmë përgjegjësi politike nga Kuvendi për financimin e ekspozitës me përmbajtjeje skandaloze

Kryetari i Komunës Përparim Rama, ka kërkuar përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për financimin e ekspozitës për masakrat në Kosovës e vendosur në formë tabelash në sheshin qendror të Prishtinës.

“Kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze që përdhos dinjitetin e qytetarëve dhe fyen kujtesën kolektive të popullit tonë”, ka shkruar Rama në Facebook pas largimit të tabelave të ekspozitës nga sheshi.

 

Back to top button