Osmani: Izbica kujtesë që nuk guxon të zbehet dhe thirrje që drejtësia të mos vonojë

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Izbicës në 27-vjetorin.
Ajo tha se Izbica nuk është vetëm dëshmi e dhimbjes dhe e çmimit të lirisë, është poashtu kujtesë që nuk guxon të zbehet dhe thirrje që drejtësia të mos vonojë.
“Izbica nuk është vetëm dëshmi e dhimbjes dhe e çmimit të lirisë. Është poashtu kujtesë që nuk guxon të zbehet dhe thirrje që drejtësia të mos vonojë. Krimet e Serbisë, të cilat u kryen me qëllim të shfarosjes së popullit tone, duhet të përballen me drejtësinë.Kujtimi për të rënët është obligim, ndërsa drejtësia për ta mbetet amanet. Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët e dëshmorët!”, tha Osmani.