Protestë në hyrje të Rugovës, pas vendimit të Pacollit

Ditë më parë, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ditë më parë ka marr vendim që të ndalohet rreptësisht çdo lloj aktiviteti ndërtimor pa leje brenda Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri” në Kosovë.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të forta nga banorët e Rugovës, të cilët kanë zhvilluar një protestë për të shprehur kundërshtimin e tyre.

Ata pohuan se ky vendim do t’i pengojë në përdorimin e pronave të tyre private, duke i vënë atyre kufizime të mëdha për zhvillim dhe ndërtim.

Banorët theksuan se nuk ka prona shtetërore në zonat e caktuara, dhe sipas tyre, ata duhet të kenë mundësinë të përdorin pronat e tyre si të duan.
Back to top button