Miftaraj për librin e Shkëlzen Gashit: Ka informata se janë shpërnda në biblioteka të botës, Konjufca të reagojë urgjentisht e t’i tërheq ato

Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar lidhur me librin e Shkëlzen Gashit për masakrat në Kosovë, duke thënë se, libri në fjalë është ‘’stërshit tek diaspora nëpër takime me bashkatdhetarë në shumë vende të Evropës’’.

Miftaraj ka deklaruar edhe se, me aq sa ka dijeni ai, në këto ngjarje kanë qenë pjesëmarrës edhe diplomatë të Kosovës në këto vende.

‘’Se paku ne publik ka pas informata se keto libra jane shpernda edhe neper bibloteka neper disa vende te ndryshme te botes. Ministri i Puneve te Jashtme Glauk Konjufca duhet me urgjence me reagu dhe me i terhjek keto  libra qe manipulojne fakte historike mbi luften e fundit ne Kosove’’, thuhet në reagimin e tij.

Back to top button