Komuna e Prishtinës shton nisjet nga aeroporti në qytet dhe anasjelltas për shkak të ndeshjes Kosovë-Turqi

Të martën e 31 marsit do të zhvillohet ndeshja Kosovë-Turqi, në kuadër të ndeshjeve të play off-it për Kupën e Botës.

Me rastin e rritjes së kërkesës për qarkullim, për shkak të zhvillimit të kësaj ndeshjeje në stadiumin “Fadil Vokrri”, komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Trafikun Urban, nesër dhe 1 prill do të shtojnë nisjet në linjën 1A Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas.

Bazuar në njoftimin e komunës, nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 00:00, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

Back to top button