Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Hysni Gucatit, largohet me ambulancë nga protesta

Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati është larguar me autoambulancë nga protesta e sotme e cila u mbajt para Kuvendit të Kosovës pas ekspozitës skandaloze për masakrat.
Sipas pamjeve të shpërndara në rrjete sociale, Gucatit iu përkeqësua gjendja shëndetësore.
I njëjti është parë me dy shoqërues deri tek ambulanca.