Shuhet ëndrra për Kosovën

(Lajm i përditësuar)

Ëndrra e Kosovës për Botëror, është shuar nga Turqia

Kombëtarja turke e mposhti atë të Kosovës me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Dardanët patën disa raste për të shënuar, madje goditën edhe shtyllën, por që asnjë nuk arritën ta finalizojnë me gola.

Goli nga Turqia u shënua nga Kerim Akturkoglu.

Turqia kthehet në Botëror pas 24 vjetësh.


🔴LIVE | Zhegrova futet në ndeshje

Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë zëvendësimin e parë. Edon Zhegrova u aktivizua në vend të Mërgim Vojvodës në minutën e 71-të.


🔴LIVE | Turqia në epërsi

Turqia ka shënuar gol kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”.

Golin e epërsisë e realizoi Kerem Akturkoglu.

Ai shënoi në minutin e 53-të, pas asistimit të Orkun Kokçu.


🔴LIVE | Fillon pjesa e dytë Kosovë:Turqi


🔴LIVE | Tension mes lojtarëve në ndeshjen Kosovê : Turqi


🔴LIVE | Afër golit, Asllani godet shtyllën
Rastin më të mirë deri tani në ndeshjen me Turqi e pati Fisnik Asllani i cili qëlloi shtyllën, por aty Vedat Muriqi nuk pati mundësi ta fus topin në gol.

🔴LIVE | Kosova : Turqia

Aksion i bukur, pasimi i Asllanit te Muriqi ndërpritet nga Cakir

🔴LIVE | Mbi 20 minuta lojë, ende pa gola në finalen Kosovë-Turqi
Rezultati i ndeshjes në “Fadil Vokrri” është 0:0. Loja zhvillohet me një ritem goxha të shpejt nga dy palët.

Nis të mbushet “Fadil Vokrri”

Tifozë të shumtë tashmë ia kanë mësyrë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të mbështjellur me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë e simbole të tjera shtetërore e kombëtare, mijëra qytetarë ndodhen përreth stadiumit, disa prej tyre që do ta ndjekin ndeshjen nga brenda, e të tjerë që do t’i shijojnë momentet kulmore në afërsi të “Fadil Vokrrit”.


Janë publikuar formacionet zyrtare të finales së plejofit mes Kosovës dhe Turqisë, që nis nga ora 20:45.

Selektori i Kosovës, Franco Foda, nuk ka bërë asnjë ndryshim nga përbërja që fitoi në Sllovaki të enjten.

Formacioni i Kosovës:

Muriq: Vojvoda, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni: Hoxhaa, Muslija, Rexhbeçaj: Asllani, Muriqi.

Formacioni i Turqisë:

Ugurcan: Çelik, Kabak, Bardakci, Kadioglu: Yuksek, Calhanoglu, Kokçu: Yilmaz, Guler Akturoglu


​Emocion dhe krenari, fjalët e Osmanit para sfidës vendimtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka kushtuar një postim emocionues Kombëtares së Kosovës, para përballjes historike të Kosovës me Turqinë.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të “play-offit” të Botërorit 2026, derisa do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

E para e shtetit në postimin e saj ka publikuar një video që më parë ishte publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, ku tregohet një historik i futbollit të Kosovës.

“Kosova ka lindur mes vështirësive e sakrificave, është rritur me krenari dhe sot qëndron në fushë me dinjitet, duke përfaqësuar ëndrrat e një populli të tërë. Ju jeni simbol i qëndresës, i guximit dhe i shpresës. Jemi me ju djema. Me Kosovën përgjithmonë. Me Dardanët” – shkroi Osmani.

Ndeshja Kosovë – Turqi do të luhet nga ora 20:45, dhe fituesi do të shkojë në turneun final të Botërorit 2026, që mbahet këtë verë në SHBA, Kanada e Meksikë.


“Gjithë kombi po brohoret për ju”, Ambasadorja Ziv mbështet Kosovën

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka mbështetur Kosovën në ndeshjen e ndaj Turqisë.

Përmes një postimi në X, Ziv u ka uruar Dardanët që puna dhe përkushtimi i tyre të shkëlqejnë sonte në fushë.

“Shpresoj që puna juaj në grup, përkushtimi dhe shpirti juaj të shkëlqejnë në fushë. Gjithë kombi po brohoret për ju”, ka shkruar ajo.


FFK: Gjithçka gati, sonte luhet për ëndrrën

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një videoje ka paralajmëruar se gjithçka është gati për finalen e madhe kundër Turqisë.

“Sonte luhet për ëndrrën”, shkruan FFK.

Ndeshja historike luhet me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” synojnë ta bëjnë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror.

Kjo lojë po pritet me padurim dhe shumë emocione nga të gjithë shqiptarët që sonte presin fitoren e kombëtarës së Kosovës.


​Një natë për histori, Kosova është gati

Me fillim prej orës 20:45 sonte Kosova pret Turqinë në “Fadil Vokrri”. Ëndrrën shumëgjeneratëshe “dardanët” mund ta realizojnë sonte.

Në rast të fitores, Kosova kualifikohet në Kupën e Botës në futboll që sivjet mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.

Back to top button