Kaloni te përmbajtja kryesore

SHBA nis sulme të reja, Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj Iranit, pasi Teherani goditi një anije tregtare që po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Irani ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit deri në një njoftim të dytë dhe ka paralajmëruar një përgjigje të ashpër ndaj asaj që e cilëson si “agresion” amerikan.

Pak orë pas sulmeve amerikane, IRGC njoftoi se kishte goditur një bazë ushtarake amerikane në Jordani. Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti dhe Bahrejni raportuan se po përballeshin me raketa dhe dronë të lëshuar nga Irani, shkruan BBC.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se sulmet u ndërmorën pasi Garda Revolucionare sulmoi një anije me flamur të Qipros në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas saj, anija pësoi dëmtime të mëdha në dhomën e motorëve dhe nuk mundi të vazhdonte lundrimin, ndërsa një anëtar i ekuipazhit rezulton i zhdukur.

SHBA-ja bëri të ditur se ka goditur rreth 140 objektiva ushtarake iraniane, përfshirë baza raketore, pozicione dronësh, rrjete komunikimi dhe sisteme të mbikëqyrjes bregdetare.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button