Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë

Një vajzë e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një burrë në Gjakovë.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se rasti është raportuar të ketë ndodhur më 1 prill.

I dyshuari është arrestuar, kurse me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 01.04.2026 – NN. Më 07.04.2026 viktima femër kosovare (e mitur) ka njoftuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Back to top button