Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania – ishin shpallur në kërkim me “red notice” në INTERPOL

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ekstraduar dy persona që i ishin shmangur organeve të drejtësisë. Njëri është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, e tjetri nga Kosova për në Shqipëri.
Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar me karton të kuq (red notice) në INTERPOL.
“Dje, më 07.04.2026, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, shtetasi kosovar me inicialet I. A., pasi që i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Sot, më 08.04.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri, shtetasi kosovar me inicialet N.C., pasi që i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë shqiptare. I dyshuari u është dorëzuar autoriteteve policore shqiptare në PKK Vermicë”, thuhet në njoftim.